Transmetuar më 24-04-2018, 20:07

Shqiptari Bes Kondi është cilësuar nga mediat kanadeze si një prej heronjve të masakrës në Kanada, ku u vranë 10 persona dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një furgon hyri mes turmës së njerëzve. 

Shqiptari që jeton dhe punon në Kanada prej vitesh ka folur për “Neës24” ku ka treguar gjithë ngjarjen dhe tmerrin e atyre momenteve. Ai tha se ka vrapuar sapo ka parë se çfarë po ndodhte duke iu ardhur në ndihmë të plagosurve. “Gjaku ishte ujëvarë”, thotë ai.

Ju e patë furgonin kur u fut tek turma? Sapo furgoi përplasi qytetarët unë dëgjova zhurma. Ai bëri një rrugë rreth disa metra. Kur furgoni po shkonte poshtë unë vrapova për të dhënë ndihmë, por vetë nuk e pashë.

Çfarë bëtë ju, pasi jeni cilësuar si hero nga mediat vendase? Heronjtë e vërtetë ishin policia dhe zjarrfikëset që nuk lejuan që të kishte panik. Unë bëra pjesën time. Unë po ndihmoja një burrë të plagosur. Pashë një zonjë të shtrirë në tokë, i shkonte gjaku si ujëvarë.

Nuk menduat se mund të rrezikonit duke dhënë ndihmën tuaj? Nuk më kaloi në mendje kjo pjesë se mund të isha në rrezik vetë në ato momente. Thjesht doja që të ndihmoja njerëzit.

A e patë agresorin? Jo nuk e pashë.