Transmetuar më 24-04-2018, 19:55

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Fier ku një punonjës i policisë i dha fund jetës në ambjentet e komisariatit, pasi përfundoi shërbimin.

Babai i policit 46-vjeçar Kastriot Fafaj, deklaroi se i biri ishte i stresuar së fundi për shkak të Vettingut në radhët e uniformave blu, pasi i kërkonin shumë dokumente që nuk i arrinte dot.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj i cili deklaroi se duhet të presim fundin e hetimit për të arritur në konkluzione.

“Rasti është tragjik, siç është në çdo rast kur një punonjës policie humbet jetën dhe kur një qytetar humbet jetën. Unë e kuptoj dhimbjen e familjarëve, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur, por gjithsesi ka një hetim që do ecë përpara, dhe do të zbulojë të gjithë ngjarjen dhe shkaqet që çuan në vetëvrasje. Polici kishte folur me juristen dhe kishte marrë dhe dokumente që nuk duheshin”, deklaroi Hodaj./a.m./noa.al/