Transmetuar më 24-04-2018, 16:51

Tre persona kanë tentuar që ti japin fund jetës, duke pirë lëndë helmuese. Bëhet fjalë për një vajzë nga Lezha, një burrë nga Vlora dhe një grua nga Lushnja, të cilët në tre raste të ndryshme, këtë të hënë, kanë tentuar vetëvrasjen.

Ngjarja e parë është shënuar në Blinisht të Lezhës, ku në banesë, është vetëhelmuar me mbidoze ilaçesh qetësuese, 27-vjeçarja Xh.Sh.

E reja është dërguar në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti i dytë është shënuar në lagjen “24 Maji”, në Vlorë. Në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, 46-vjeçari V.D.

Ai është gjetur nga të afërmit në gjendje të rëndë, ku pavarësisht ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, gjendja paraqitet kritike.

Ndërkohë një grua nga Lushnja, në fshatin Plukë, ka tentuar flijimin në banesë. 60-vjeçarja Q.H., ka konsumuar ilaçe që përdoret për minjtë.

Ajo u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë nga mjekët, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këto raste, materialet iu referuan Prokurorive të rretheve përkatëse për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese