Transmetuar më 24-04-2018, 16:32

Një adoleshent italian e ka pësuar rëndë, pasi u godit me thikë nga një shqiptar.

Ai kishte shkuar për të shuar një konflikt mes disa të rinjve shqiptarë dhe italianë, por e pësoi duke marrë plagë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Villa San Giovanni, në provincën Reggio Calabria.

Sherri kishte nisur mes disa të rinjve italianë dhe shqiptarë për arsye banale. Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se shqiptari që ka goditur me thikë është 20-vjeçari Nexhat Kica.

Ndërkohë, 17-vjeçari ka marrë plagë të rënda në mëlçi por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/