Transmetuar më 24-04-2018, 16:15

Një djalë në moshë fare të re, është gjetur i vdekur në banesën e tij nga familjarët.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Tiranë.

Rreth orës 04:10 në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesën e tij, është gjetur i vdekur nga familjarët në dhomën e tij, R.T., 23 vjeç.

Prindërit kanë dëgjuar një zhurmë, si zë që vinte nga dhoma e djalit, duke shkuar nxitimthi drejt saj.

Por nxitimi i tyre nuk ka shërbyer për asgjë, për shkak se i riu kishte ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se 23-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që nga të dhënat paraprake dyshohet për vdekje natyrale. /a.y/noa.al

Foto ilustruese