Transmetuar më 24-04-2018, 15:41

Pak orë pasi i biri i tij vrau veten në ambientet e brendshme të Komisariatit të Fierit, babai i efektivit ka folur për mediat duke thënë se Kastriot Fafaj ishte i stresuar nga kërkesat e vetingut në radhët e uniformave blu.

“Ishte stresuar shumë nga kërkesat për vetingun. Nuk menduam se mund të vriste veten. I kërkonin shumë dokumente për vetingun, kërkonin të gjitha lëvizjet që bëheshin”, ka thënë babai i efektivit të ndierë.

Shyqyri Fafaj ka hedhur poshtë pretendimet se i biri mund të ketë vrarë veten pas njoftimit se do të pozicionohej në një tjetër vend pune, duke theksuar se një gjë të tillë ai e kishte kërkuar vetë.

“Kishte vite në polici, lëvizjen nga puna e ka kërkuar vetë”, u tha gazetarëve Kastriot Fafaj.

Djali i tij u gjet i pajetë në ambientet e brendshme të Komisariatit të Fierit. Ai u vetëvra me pistoletën e shërbimit. /k.k/noa.al/