Transmetuar më 24-04-2018, 12:30

Mesditën e sotme një zjarr ra në katin e nëndheshëm të një godinë në qendër të Tiranës.

Mësohet se flakët ranë një ambient në hyrje të rrugës "Myslym Shyri", përballë Gjykatës së Lartë.

Për fat të mirë kati i nëndheshëm ishte jo funksional dhe nuk raportohet për dëme në njerëz apo djegie të mëdha materialesh.

Forca të shumta policie kanë rrethuar perimterin e ngjarjes dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë që kjo është një nga zonat më të populluara të Tiranës dhe ngjarja ka ndodhur në mesditë, atëhere kur trafiku është më problematik në kryeqytet./m.sh/noa.al/