Transmetuar më 23-04-2018, 14:41

Një djalë i ri ka rënë pre e grabitjes me dhunë, ngjarje e shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Disa persona i kanë dalë përpara, dhe pasi e kanë goditur me grushte dhe sende të forta, i kanë marrë makinën.

Më konkretisht 23-vjeçari A.Z., banues në Tiranë, ka njoftuar policinë rreth orës 22:00 të së dielës.

Ai ka thënë se në rrugën “Dalip Topi”, persona të panjohur, i kanë marrë me dhunë mjetin tip “Benz”.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Foto ilustruese