Transmetuar më 23-04-2018, 14:26

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, ka mbushur 92 vjeçe dhe për të festuar mori pjesë këtë të diel në koncertin Royal Albert Hall në nder të saj, ku ishin të pranishëm një sërë këngëtarësh të muzikës pop.

Në nder të saj kënduan Sting, Shaggy, Tom Jones dhe Kylie Minogue. E lindur në 21 prill të vitit 1926, mbretëreshë që nga viti 1952, monarkia festoi ditëlindjen e saj në dy aktivitete të ndryshme.

I pari u mbajt në një festë private më 21 prill, ditën e saj të lindjes dhe më tej koncerti i së dielës, shkruan noa.al.

Por gjatë koncertit mbretëresha u ngjit në skenë e shoqëruar nga i biri Charles, e uroi në përpara të gjithëve ku fillimisht i tha “Madhëria e saj” dhe më pas shtoi “mami”.

Në videon që gjeni më poshtë shihni edhe reagimin e mbretëreshës kur dëgjoi të birin të thërriste “mami”. /a.y/noa.al