Transmetuar më 23-04-2018, 12:58

Në këto ditë të nxehta, specialistët e shëndetit, kryesisht dermatologët, japin këshillat e tyre në drejtim të mbrojtjes së lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.

Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët, dhe këmbët.

Pasi rrezet e diellit, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj tyre sjell dhe shumë komplikacione. Megjithatë dermatologët japin disa këshilla se si ti shmangni.

Mbani syze dielli, kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia, mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut), shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje

Kujdesuni për lëkurën duke u nxirë gradualisht dhe në mënyrë homogjene.

Ju mund të aplikoni maskë me tul kajsie, (është e pasur me betakaroten) duke e aplikuar në fytyrë për 20 minuta para se të dilni në diell. Përveç maskës ka edhe shumë ushqime që ndihmojnë në nxirjen normale të trupit.

Për të pasur një ngjyrë lëkure për t’u pasur zili, por njëkohësisht edhe për ta mbrojtur atë nga rrezet e forta të diellit, është shumë e rëndësishme që në tavolinën tuaj të mos mungojë peshku, kajsia, pjepri, shalqiri, luleshtrydhet, kivi, mango etj, të pasura me karoten, që favorizojnë nxirjen e lëkurës në kushte normale.

Ju e dini rëndësinë që ka një lëkurë e bukur dhe e trajtuar prandaj mundohuni që të kujdeseni vazhdimisht për të, sidomos gjatë stinës së verës./b.l/noa.al/