Transmetuar më 23-04-2018, 11:57

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim, për shkak të zbulimit të një sasie lënde narkotike kokainë, në një lokal.

Mbrëmjen e djeshme, e diel u arrestua në kushtet e flagrancës Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, Peçit, i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike E. B., 24 vjeç dhe A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” dhe “Moskallëzim krimi. /a.y/noa.al