Transmetuar më 23-04-2018, 09:00

Një varr masiv i cili mund të mbajë deri në 200 kufoma u zbulua në Raqqa, në ish-kryeqendrën e ISIS, në veri të Sirisë.

Është kjo ajo që konfirmon një zyrtar i qytetit, Abdallah al-Eriane, siç shkruan ‘Al Arabiya’.

Mbi 50 trupa, mes civilëve dhe rebelëve, janë rikuperuar deri më tani, ndërkohë që dyshohet për rreth 200 në total.

Varri masiv, u zbulua poshtë një fushe futbolli, shkruan noa.al.

Gjithçka u zbulua pranë një spitali, ku luftëtarët e ISIS, ishin strehuar para se të dëboheshin nga qyteti në tetor të vitit 2017. /a.y/noa.al

Foto ilustruese