Transmetuar më 23-04-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me historinë e një elektriçisti nga Lushnja.

“Mirëmëngjes dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Në videon e publikuar prej tij, Kryeministri i thotë, “Nëse do punë ti personalisht, 24 orë më duhet mua ta gjej punë, po në privat jo në shtet. jo me mik por në sistemin e zyrave të punës”.

Më tej tregohet momenti kur Agim Gjata shkon në zyrën e punës dhe i ofrohet një punë prej 370 mijë lekë të vjetra, si mirëmbajtës rrjeti elektrik.

Ai ka nisur punë që nga mëngjesi i së dielës dhe krahas pagesës, përfshihen edhe sigurimet dhe transporti. /a.y/noa.al