Transmetuar më 22-04-2018, 18:35

Prej më shumë se një viti Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, kurorëzuan ne martesë lidhjen e tyre të dashurisë, ndërkohë që ish-misi prej pak kohësh ndodhet në Tiranë pasi po prezanton një spektakël.

Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku nuk i shpëtoi pyetjes “pikante” të velinës Kejvina Kthella.

Ajo ka vënë në siklet ish-misin duke e pyetur nëse ishte e virgjër kur u martua dhe Abazi u përgjigj se Tolgahan ka qenë i dashuri i saj i parë.

Kejvina Kthella: Thonë që burrat turq janë me namuz dhe i duan nuset e virgjëra. A e donte edhe Tolgahan nusen të virgjër? Almeda Abazi: Kjo është një gjë shumë personale që nuk do të doja t’i jepja përgjigje, por i dashuri im i parë është Tolgahan.