Transmetuar më 22-04-2018, 17:45

Një 40-vjeçar nga Laçi ka kërkuar ndihmën e policisë pasi i është larguar gruaja nga banesa.

Shtetasi me inicialet L.B. ka deklaruar para uniformave blu se me gruan ka hmbur kontaktet në datën 20 Prill pasi u largua nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Ai ka kontaktuar me të afërmit por askush nuk ka informacion për vendodhjen e gruas, shtetases me inicialet E.B. 27-vjeçe.

Policia ka nisur kërkimet për të renë ndërkohë dosja është përcjellë në prokurori. Pritet të bëhet zbardhja e tabulateve telefonike për të zbuluar personat e fundit me të cilët ka komunikuar 27-vjeçarja.

Sipas dyshimeve paraprake të policisë, gruaja është larguar me dëshirë për t’i dhënë fund martesës me 40-vjeçarin./a.m./noa.al/