Transmetuar më 22-04-2018, 15:36

Milani pësoi një humbje të turpshme në ‘San Siro” me ekipin modest të Beneventos.

Ekipi i vendit të fundit i ka marrë Milanit katër pikë në dy ndeshjet sezonale, pasi edhe ndeshjen e parë kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Ajo ndeshje mbahet mend pasi Benevento, pasi kishte humbur të gjitha ndeshjet, madje disa prej tyre me rezultat turpërues, barazoi me Milanin në sekondat e fundit dhe golin e shënoi portieri.

Në rrjetet sociale ka shpërthyer ironia ndaj ekipit milanez, që mundet nga ekipi modest që thjesht bëri një ‘shëtitje’ në Serinë A./a.m./noa.al/