Transmetuar më 20-04-2018, 17:07

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 14:15, ku ka mbetur i lënduar një 26-vjeçar nga Mamurrasi, i identifikuar si Armando Ndreca.

Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, ndërsa policia vendore thotë se autori është një i ri nga Kruja, 30-vjeçari E.M.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore,  ku u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit.

Shkaqet janë ende të paqarta, teksa i plagosuri ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Për të rënë në gjurmët e autorit, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit. /k.k/noa.al/