Transmetuar më 20-04-2018, 11:11

Një efektiv i policisë, inspektor në komisariatin nr.2 në Tiranë, është shpallur në kërkim.

Gjithçka pasi, polici është ndjekur nga kolegët e tij, pas informacioneve se transportonte lëndë narkotike.

Më konkretisht ai është ndaluar në zonën e Fushë Krujës, ku pasi është konstatuar lënda narkotike, ai ka braktisur mjetin dhe është arratisur.

Kërkimet për kapjen e tij kanë vijuar prej orësh, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, por ende pa rezultat.

Policia nuk ka dalë ende me deklaratë lidhur me këtë rast./a.y/noa.al

Foto ilustruese