Transmetuar më 20-04-2018, 09:08

Një automjet është djegur plotësisht gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte, në rrugën paralel me portin ku mjeti ka qenë i parkuar.

Mjeti tip “BMW X5” dyshohet se është në pronësi të Adi Gurrës, Drejtor i Kulturës në Bashkinë Durrës dhe është përfshirë nga flakët teksa qëndronte i parkuar dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me djegie të qëllimshme. 

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./b.l/noa.al/