Transmetuar më 20-04-2018, 08:30

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet sot seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve. Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë të premtes në gjykatën e apelit në Shkodër.

Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës por edhe banorë të Kukësit që do të jenë të pranishëm sot në Shkodër në mbështetje të të arrestuarve.

Deputeti i PD-së për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia u bëri ditën e djeshme thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës nesër kundër gjyqeve politike që sipas tij kujtojnë kohën e diktaturës.

Prej një muaji 11 kuksianë mbahen në burg pas protestës së mbajtur në rrugën e Kombit, ku u dëmtuan edhe kabinat e pagesës së tarifës së kalimit. Për opozitën ata po mbahen padrejtësisht në burg pasi sipas tyre, arrestimi i të akuzuarve është bërë në shkelje të ligjeve./b.l/noa.al/