Transmetuar më 19-04-2018, 19:28
Publicitet

Një ditë më parë me kërkesë të deputetit dhe kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, drejtoria e Tatimeve shkoi për kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Por duket se ligjvënësi i majtë nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, shumë shpejt pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të kontrollojë edhe klubet e futbollit.

Dihet se klubet e futbollit në Shqipëri kanë probleme të mëdha për sa i përket menaxhimit pasi një pjesë e mirë e tyre janë nën administrimin e pushtetit vendor, ndërsa një pjesë e vogël janë kthyer në shoqëri aksionere.

Por ka edhe probleme të tipit mos derdhje të siguracioneve për futbollistët, ndërkohë një pjesë e mirë punojnë me 2 tipe kontratash për lojtarët, duke shmangur detyrimet tatimore.

Kujtojmë që një ditë më parë në përgjigje të aksionit të drejtorisë së Tatimeve, FSHF e quajti një sulm politik të "kurdisur" nga deputeti Erjon Braçe.

Madje sipas tyre ky kontroll iste i paligjshëm pasi nuk urdhërohej nga parlamenti, por nga një pjesëtar i vetëm./m.sh/noa.al/