Transmetuar më 17-04-2018, 11:38
Publicitet

Dardha njihet si një frut me vlera të larta ushqyese. Ajo është e pasur me fibra, vitamina A, B1, B2, C, E, acidit folik, gjithashtu në përmbajtjen e tyre ato kanë dhe bakër, fosfor dhe kalium, sasi të vogla të kalciumit, hekur dhe magnez, kurse përveç kësaj kanë një ndikim pozitiv në shumë organe vitale.

Një dietologe australiane ka bërë të ditur mënyrën më të mirë për të mbajtur stomakun të lumtur. Rebecca Gawthorne thotë se ngrënia e një fruti specifik ndihmon lëvizjen e zorrëve dhe e bën të lehtë barkun tuaj.

“Përzierja e fibrave, sheqerit natyral tek dardhët, sorbitoli dhe fruktoza, të ndihmojnë të mbash të shëndetshëm sistemin tretës dhe parandalon kapsllëkun”, thotë ajo.

Dietologia thotë se ajo ndihmon gjithashtu në përthithjen e nutrientëve përmes ushqimit dhe ndërton imunitetin tend.

Dardhat janë një nga frutat me sasinë më të madhe të fibrave dhe kur uleni në kolltukun e një avioni për një kohë të gjatë duke ndarë me të tjerët mikrobet, zorra juaj do tju jetë mirënjohëse.

Disa nga efektet e shëndetshme që dardha ka në organizmin tonë janë;

Sytë- Dardhat përmbajnë antioksidues dhe vitamina, janë një nga ushqimet më të mira që mbrojnë sytë tuaj. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i dardhave në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e lidhur me degjenerimin makular.

Kanceri- Për shkak të përqëndrimit të lartë të fibrave që ndodhen te ky frut, ato kanë aftësi që të parandalojnë formimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të pasura me antioksidues, mbrojnë qelizat nga radikalet e lira dhe përmbajnë acide që të parandalojnë formimin e kancerit.

Zemra- Dardha ka një rëndësi të veçantë në sëmundjet e zemrës mjafto një dardhë në ditë dhe ju do të jeni më të mbrojtur nga sulmi në zemër. Fibrat që ndodhen te dardha janë një mundësi e mirë që ndihmojnë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe rregullojnë presionin e gjakut dhe normalizojnë nivelin e kolesterolit të keq./b.l/noa.al/