Transmetuar më 16-04-2018, 22:52
Publicitet

Analisti Fatos Lubonja ka diskutuar rreth krizës në Partinë Demokratike.

I vendosur përballë ish-deputetit demokrat, Astrit Patozi, ai tha se problemi qëndron te fakti se PD është mësuar me një lider autoritar si Sali Berisha, i cili vendosi stabilitet, por jo demokraci në parti.

“Indirekt ju po i thoni Patozit, pse s’keni folur në kohën e Berishës dhe çfarë po ndodh tani që është Basha.

Nëse do e shohim në këndëvështrimin se çfarë po bën Basha, duke ju referuar edhe asaj që tha Patozi, stabilitet apo demokraci.

Problemi është se duket se PD-ja është mësuar me një lider autoritar si Berisha që ka krijuar stabilitet, por jo demokraci, tani vjen Basha i cili duket sikur tenton të imitojë Berishën për të vendosur stabilitetin, por nuk ka karizmën e Berishës.

Mbas vdekjes së babait vëllezërit fillojnë bëjnë sherr kush do marrë rolin e të parit. Autoritetin e vendos ai që merr më shumë veta”, tha Lubonja.