Transmetuar më 16-04-2018, 22:00
Publicitet

Një ngjarje e trishtë vjen nga Greqia, aty ku një e mitur shqiptare ka humbur jetën pasi u mbyt në një pishinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në ishullin Naksos, ndërsa vogëlushja u mbyt në pishinën e hotelit ku punonte e ëma e saj.

Nëna e kishte marrë me vete Katerinën 4 vjeçare, dhe po hekuroste në lavanterinë e hotelit.

Siç raporton portali “naxosneës.gr”, në një moment vogëlushja u largua. Kur e ëma e pa se mungonte kishin kaluar 10 minuta.

Gruaja nisi të kërkonte vajzën e vet dhe më në fund e gjeti përmbys, pa ndjenja, në pishinën e hotelit.

Menjëherë u lajmërua ndihma e shpejtë që mbërriti brenda pak castesh dhe vogëlushja u dërgua në spitalin e ishullit, por ishte vonë.

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, me akuzën se nuk kishte marrë masa sigurie për pishinën./m.sh/noa.al/