Transmetuar më 16-04-2018, 21:18

E njohur pak në vendlindje, Valentina Tufina kishte pushtuar botën me kokainën që e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri dhe e njëjta shpërndahej në tregun ndërkombëtar të drogës.

Sot ajo ndodhet në burgun e Lipjanit, nga ku ka rrëfyer arsyen pse ka vepruar kështu, në një intervistë për emisionin “Frontal” në Televizionin T7.

Aryeja ka qenë vetëm një sipas saj, për fëmijët.

Dikur njihej si truri i rrjetit të gjerë të trafikantëve. Laboratori ku përpunohej kokaina e pastër, nisi të punojë edhe në Pejë. Për menaxhimin e tij, kujdesej gruaja nga Tirana që të gjithë e thërrisnin teze.

“Pendesa ka cdo njeri, por dicka që bëhet nuk kthehet më”, tha ajo, teksa nenvizon se nuk eshte penduar qe mori pjese ne trafikun e droges. Ajo është e dënuar me 6 vite e gjysmë burg dhe me 7.000 euro gjobë.

“Per femijet jap jeten, une per ato jetoj. Nese jam e forte deri tani per ato jam. Ato thuhet se kane edhe miliona, por s’i kane se femijet e mi punojne ne 3 e gjysem te mengjesit deri ne 1 te nates”, vijon rrefimin e saj./