Transmetuar më 16-04-2018, 20:13

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht një 22-vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar dajën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamallaj të Durrësit, ku banonte i dhunuari me inicialet M.A.

Pas ngjarjes, ai ka denoncuar nipin. Policia ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë ndaj shtetasit me inicialet D.K.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes dajës dhe nipit./a.m./noa.al/