Transmetuar më 16-04-2018, 19:05
Publicitet

Një shpërthim tritoli u regjistrua mesditën e sotme në qytetin e Fierit.

Lënda plasëse u vendos në një automjet që i përket shtetases Eriselda Agalliu.

Në një reagim të shkurtër për mediat ajo u shpreh se nuk ka konflikt me askënd.

Agalliu është mësuesese në një shkollë fillore në Patos, ndërsa shprehet se është shumë e tronditur për atë çfarë i ka ndodhur.

Ajo ka edhe një djalë të vogël, ndërsa shprehet se është e trembur për jetën e të birit.

"Ja kam lënë në dorë policisë të zbuloj gjithëka. Nga kamerat e sigurisë të cilat janë sekuestruar nga policia, duket një makinë që kalon dhe parkohet për tre minuta pranë makinës sime dhe më pas largohet", ka deklaruar Eriselda Agalliu.

Ajo nuk përjashton mundësinë që të jetë ngatërruar makina e saj./m.sh/noa.al/