Transmetuar më 16-04-2018, 18:41
Publicitet

Një aksident i frikshëm ndodhi dje në qytetin e Vlorës ku një mjet tip “BMW” u përplas me furgonin e policisë që ishte duke patrulluar në qytet.

Një kamera sigurie ka fiksuar momentet kur duket përplasja e fortë mes mjeteve, por fatmirësisht përfundoi pa pasoja në njerëz.

Vetura duket që ka humbur kontrollin dhe pasi rrotullohet disa herë, përplaset me furgonin e policisë.

Nga ana e tij, drejtuesii fugonit duket që ndalon kur shikon veturën që vinte drejt tij, por nuk mund të bënte asgjë për të shmangur përplasjen. /a.m./noa.al/