Transmetuar më 16-04-2018, 16:06

Rreth 400 kilogram djathë dhe gjizë janë sekuestruar nga AKU, në tregun agroushqimor përgjatë Autostradës Tiranë- Durrës.

Sipas AKU-së, produktet e bulmetit kishin ngarkesë mikrobike mbi normën e lejuar.

Kontrolle ka pasur në dy subjekte, njëri në pronësi të Qendrim Elezit, dhe tjetri në pronësi të Ibrahim Tafës.

Në subjektin e të parit, pas analizimit të mostrave të marra, produkti djathë i bardhë ka rezultuar me ngarkesë mikrobike Escherichia coli mbi normë.

Për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore në treg, trupa inspektuese e AKU-së ka sekuestruar 300 kg djathë i bardhë lope, si dhe ka marrë masën administrative në vlerën e 300.000 mijë lekëve, sqaron AKU.

Ky institucion bën me dije po ashtu se në subjektin në pronësi shtetasit Ibrahim Tafa, janë sekuestruar 95 kg djathë i bardhë lope dhe gjizë, i cili pas analizimit të mostrave të mara, ka rezultuar me ngarkesë mikrobike E.Coli (Escherichia coli) mbi normë.

Edhe për këtë subjekt është marrë masa administrative me gjobë në vlerën e 300.000 mijë lekëve

 Çfarë është E-coli?

Është një lloj bakterie që mund të gjendet tek produkte të mishin e viçit, në qumështin e papërpunuar, në djathin e butë të  bërë nga ky qumësht, si dhe në fruta dhe perime apo në ujin e kontaminuar.

Shumica  e këtyre baktereve nuk janë të dëmshme, por një tip i njohur si E. coli O157: H7 prodhon toksina të quajtur Shiga, e cila shtarërron qelizat e kuqe të gjakut, dëmton veshkat dhe shkakton diare me gjak.  Ndërsa lloje të tjera të bakterit E. coli shkakton infeksion uriran, si dhe pneumoni e sëmundje respiratore. /k.k/noa.al/