Transmetuar më 16-04-2018, 11:23
Publicitet

Një këmishë kundër njollave e cila nuk hekuroset dhe që garanton freski dhe butësi të paparë. Është kjo këmisha e krijuar nga kompania italiane ‘Zeno Technology’, e cila është unike.

Bëhet fjalë për një këmishe pambuku të cilësisë së parë, e përdorur nga stilistët më të mirë. Por këmisha ‘Zeno’ nuk ndotet, duke shmangur lavatriçen dhe hekurin.

‘Zeno Technology’, është krijuar nga vizioni i themeluesve të saj, Leone dhe Daniel, të cilët prej vitesh janë të përfshirë në botën e shitjes së këmishave.

Dy të rinjtë italianë, kanë vendosur të vijnë në treg në mënyrë revolucionare me “Fashion-Tech”.

Prej vitesh kanë punuar në sektorin e tekstileve, duke shitur miliona këmishë në botë, ndërkohë tashmë kanë vendosur të përqafojnë tekonologjinë.

Këmisha e tyre nuk preket nga njollat, as nga djersa dhe nuk kërkon hekur edhe nëse e mbani gjatë veshur, shkruan noa.al.

Prej disa ditësh ‘Zeno’, ka lançuar fushatën ‘Kickstarter’, e cila po bën bujë. Synimi i saj, ishte për të ofruar një produkt të cilësisë së lartë dhe që garanton freski shumë gjatë. /a.y/noa.al