Transmetuar më 16-04-2018, 08:57

Pesë të burgosur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri të dhunshëm të ndodhur në burgun e Sant’Angelo dei Lombardi, në Itali, këtë të diel.

Detajet nuk bëhen me dije, por mësohet se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërhyrja e policisë shmangu më të keqen, por fatmirësisht asnjë polic nuk u plagos teksa ndërhynë për të shuar konfliktin.

Autoritetet kërkuan hetime të thelluara për vënien para përgjegjësisë të shkaktarëve të sherrit të përgjakshëm.

Ndërkohë nuk bëhen me dije as emrat e shqiptarëve dhe as italianëve të plagosur. /a.y/noa.al