Transmetuar më 15-04-2018, 21:19
Publicitet

Motra e Mario Majollarit ka publikuar një video prekëse pas humbjes së të vëllait.

Në video Xhesika shihet pranë të vëllait në një dasmë duke kënduar këngën e Artjola Toskës “Mirmëngjes Dashni”, nga e cila ajo ka shkëputur fragmentin “Bota ime je”.

Pas ekzekutimit të Mario Majollarit, motra e tij Xhesika ka publikuar edhe më parë një foto fëmijërie ku shihej pranë të vëllait, ndërsa miqtë i shprehnin ngushëllimet.

28-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 10 Prillit në afërsi të banesës së tij, ndërsa mendohet se ngjarja ka qenë e lidhur me një vrasje të shumë viteve më parë, kryer nga i ati.