Transmetuar më 15-04-2018, 10:52

Një çift bashkëshortësh u shokuan nga ajo që gjetën në sallatën e paketuar që kishin blerë në supermarket. Ata mbetën pa fjalë, kur brenda qeses gjetën një mi.

Është ky zbulimi që ka bërë një çift në Genova të Italisë, të cilët e kishin konsumuar një pjesë të sallatës.

Tashmë që të dy duhet ti nënshtrohen një kure me antibiotikë, ndërkohë që pakua e sallatës u sekuestrua.

Çifti e kishte blerë sallatën pak ditë më parë dhe kishin konsumuar një pjesë të saj, por kur po i vinte fundi, befas doli miu i ngordhur, shkruan noa.al.

Pakua e sallatës ishte prodhuar nga një kompani në Bergamasco, lidhur me të cilën autoritetet po kryejnë veprimet e rastit. /a.y/noa.al