Transmetuar më 15-04-2018, 09:57
Publicitet

Ai njihet si këngëtar i baladave, ndonëse kohëve të fundit ka promovuar edhe këngë më me ritëm.

Por më në fund këngëtari shqiptar që ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave, Erik Lloshi, është fejuar.

Lajmin e dha pak ditë më parë ku publikoi një fotografi, ku shihej dora e tij dhe e së fejuarës me unazë në gisht.

Por mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një fotografi ku shihet teksa puth në ballë të fejuarën e tij, me emrin Romina.

Në foto shihet një vajzë simpatike, bionde dhe mjaft elegante, e cila e ka bërë për vete këngëtarin, aq sa e kanë zyrtarizuar lidhjen. /a.y/noa.al