Transmetuar më 14-04-2018, 15:56
Publicitet

Që palestra është një prej metodave më të mira për të mbajtur trupin në formë dhe për të parandaluar obezitetin kjo dihej.

Por këto nuk janë përfitimet e vetme. Ushtrimet fizike na japin një ndihmë mjaft të madhe edhe për të shëruar dhimbjet e kokës.

Ky është konkluzioni i arritur pas një studimi të kryer nga ana e Akademisë Sahlgrenska në Suedi.

“Përfundimi ynë është që ushtrimet trupore mund të veprojnë si alternativë për ushtrimet e relaksimit ose ilaçet, kur bëhet fjalë për parandalimin e migrenës,” thotë kryesuesja e grupit të studimit Emma Varkey, nga Akademia Sahlgrenska.

Sipas studiuesve, ushtrimet shpesh funksionojnë edhe më mirë se ilaçet madje, që në të shumtën e rasteve kanë edhe efekte anësore.

Në studimin e kryer morën pjesë 91 pacientë që vuajnë nga migrena. Një e treta e tyre janë ushtruar 40 minuta nga tri herë në javë nën mbikëqyrje, një e treta kanë bërë ushtrimet e relaksimit, ndërsa një e treta ka marrë ilaçet.

Rezultatet kanë treguar se si numri i migrenave ka rënë tek të tri grupet thuajse në mënyrë të barabartë, që tregon se mirë është të shmangen ilaçet, derisa palestra jep të njëjtin efekt./a.m./noa.al/