Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani ka disa kohë që punon për projekte të huaja dhe ka realizuar ëndrrën e saj.
Elhaida Dani ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale se më në fund ka bërë ëndrrën e saj realitet, të performojë në Pallatin e Kremlinit, në Moskë, një nga skenat më prestigjioze dhe më të njohura në botë.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja shkruan se: “Ëndrrat bëhen realitet! Duke performuar sonte për herë të parë në një ndër skenat më të rëndësishme botërore! Pallati i Kongreseve, Moskë!”.
Dani është ngjitur në këtë skenë në kaudër të turneut të Notredam de Paris, ku luan rolin e Esmeraldës.
Tashmë, Elhaidës nuk i mbetet asgjë tjetër veçse t’i vërë vetes qëllime të tjera dhe të punojë për t’i arritur.
Projekti i fundit që bëri në gjuhën shqipe ishte ‘E ngrirë’, me të cilën u prezantua në Këngën Magjike ku u vlerësua me çmimin e dytë./b.l/noa.al/