Transmetuar më 14-04-2018, 13:52
Publicitet

Kryeministri Edi Rama është tejet i rezervuar kur bëhet fjalë për familjen e tij, por këtë herë ka ndarë diçka me publikun. 

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Rama tregoi emocionet që ka përjetuar sot kur tërhoqi çmimin e akorduar nga urdhëri i stomatologut të Shqipërisë, si stomatologia e parë, në nder të nënës së tij, Aneta Rama. 

Rama ka qenë pjesë e kësaj ceremonie të mbajtur në Vlorë, ku i emocionuar për këtë nderim që i është bërë të ëmës, ka shpërndarë edhe një postim në rrjetet sociale ku shkruan se “ndihet i nderuar që tërhoqi si mëkëmbës i nënës së tij, Anetës, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon”.

“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom, Krenar për ty”, ka shkruar Rama./b.l/noa.al/