Transmetuar më 14-04-2018, 10:49
Publicitet

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Shkodër ku opozita parashikon ta presë me protesta.

Rama mësohet se do të qëndrojë në kryeqendrën e veriut për një sërë takimesh mes të cilave edhe një diskutim me përfaqësues të biznesit të vogël që preken nga skema e re e TVSH-së.

Bizneset e vogla janë shprehur kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Dje PD e Shkodrës u bëri thirrje qytetarëve të jenë pjesë e protestës në mbështetje të bizneseve dhe kundër qeverisë Rama, pasi sipas tyre po varfëron shqiptarët.

Ndërkohë deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij të Facebook videon ku shihet një qytetar shkodran që po përgatitet për protestën. I riu pohon se ka marrë patate dhe vezë, ndërsa shtron se me to do të qëllojë kryeministrin Rama.

"Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. Do ia rrasim në lule të ballit. E meriton”, shprehet qytetari shkodran./b.l/noa.al/