Transmetuar më 13-04-2018, 12:26

Kryeministri Edi Rama thotë se çdo ditë është një hap në rrugën për Shqipërinë që duam.

Në një postim të bërë mesditën e sotme në Facebook, kreu i qeverisë thotë se vazhdon lehtësimi i shërbimeve dhe ulja sistematike e ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës.

Ai thotë se sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Rama bën me dije se nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

2. Tatim i Lojërave të Fatit

3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

4. Tatim i Mbajtur në Burim

5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar

6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

7. Tatim Fitimi

8. Tatim mbi të Ardhurat Personale

9. Taksat Kombëtare

10. Tarifat Kombëtare

11. Renta minerare

12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

13. Detyrime globale/Penalitetet

“Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesi”, shkruan në mbyllje të postimit Edi Rama. /a.y/noa.al