Transmetuar më 13-04-2018, 08:24

Ishte ulur në karrocën e saj dhe ndodhej me prindërit në një supermarket në Elmas të Cagliari, Itali.

Shoqërohej nga e ëma 8 muajshe shtatzënë, e cila priste lindjen e motrës së vogël Irene dhe i ati.

Por jeta e Sofia Saddi, u ndërpre para kohe, ende pa mbushur 2 vjeçe në mënyrën më tragjike të mundshme, pas rrëzimit të një palete me kartona që përdoren për paketimin e picave, me peshë rreth 350 kilogramë.

Ishte 21 tetori i vitit 2016, dhe ditën e djeshme u kërkua gjykim i shkurtuar për administratorin e supermarketit “Metro Itala Cash and Carry”, ku ndodhi ngjarja, i akuzuar për vrasje.

Nga rindërtimi i ngjarjes rezultoi se ngarkesa prej 350 kilogramë, ra mbi vogëlushen nga një lartësi prej katër metrash.

Gjithçka në sytë e prindërve, të cilët nuk pësuan asnjë lëndim, por panë gjithçka me sytë e tyre, pa mundur të bëjnë dot gjë. /a.y/noa.al