Transmetuar më 12-04-2018, 19:14

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Pakistan ku është vrarë një këngëtare e njohur.

Viktima është 24-vjeçarja Samina Samoon, ndërkohë tragjedia bëhet edhe më e rëndë pasi ajo ishte shtatzënë.

Këngëtarja ishte duke performuar në një ceremoni festive dhe në video duken disa persona që i hedhin para këngëtares.

Njëri prej tyre kërkon që ajo të kërcejë posaçërisht për të, kërkesë e cila nuk zbatohet.

Kaq u desh dhe personi hapi zjarr ndaj këngëtares e cila mbeti e vdekur në vend.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta dhe protesta në Pakistan ndërkohë autori i krimit u arrestua.//a.m./noa.al/