Transmetuar më 12-04-2018, 14:00
Publicitet

Pamjet që gjeni më poshtë janë spektakolare, ku protagoniste është një gorillë.

Skena është filmuar në Busch Gardens Tampa, në parkun e Tampa, të Florida, SHBA.

Gorilla imiton në mënyrë perfekte lëvizjet e bëra nga Rachel, një vullnetare në park.

“Ky lloj aktiviteti konsiston në ndërtimin e marrëdhënieve të besueshme dhe pozitive me kafshët, për t’iu krijuar një ambient sa më stimulues të jetë e mundur, nga pikëpamja mendore dhe fizike”, shkruhet në videon e publikuar nga parku në Facebook.

Pamjet që noa.al sjell më poshtë po bëjnë bujë, ku gorilla shihet duke imituar në mënyrë perfekte. /a.y/noa.al