Transmetuar më 12-04-2018, 11:26

Vijon misteri për plagosjen e Giovanni Antonio Pedranghelu, një fermer 36-vjeçar italian, i cili mbrëmjen e 24 marsit u gjet në gjendje kome në rrugë, me 23 fraktura në trup dhe një mushkëri të dëmtuar.

Por këtë të mërkurë është arrestuar Francesco Puddinu, një 47-vjeçar italian, i akuzuar për plagosjen e Giovannit.

I përmendur pak ditë më parë nga koma, fermeri deklaroi se kujton vetëm se kishte hipur në makinën e Puddinu, për të shkuar në fshat për të marrë verë dhe nga aty nuk mban mend asgjë.

“Teksa po hapja një kangjellë mbaj mend se më përplasi një makinë”, deklaroi Pedranghelu në polici, duke akuzuar mikun e tij se ka tentuar që ta vrasë.

Nga aty nisën hetimet, ku u panë kamerat e një ambienti përreth, ku rezultoi se 47-vjeçari e kishte përplasur me makinë.

Megjithatë mbetet e paqartë arsyeja e këtij veprimi. /a.y/noa.al