Transmetuar më 12-04-2018, 09:50

Dy persona të dyshuar për vjedhjen e 100 milionë lekëve në një banesë, janë vënë në prangat e policisë së Fierit.

Të arrestuarit janë Renaldo Latifi, 22 vjeç dhe Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier, të vënë në pranga këtë të mërkurë.

Ata akuzohen për vjedhjen e 100 milion lekëve të vjetra në 29 maj të vitit 2017 dhe makinën tip “Benz”, në banesën e shtetasit Xh.K., 57 vjeç.

Vjedhja ndodhi në banesën në lagjen “Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç., i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milionë lekësh të reja.

Ndaj tyre Gjykata e Fierit me vendimin e dhënë më 11 prill, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Në foto, Renaldo Latifi