Transmetuar më 11-04-2018, 23:37
Publicitet

Mbrëmjen e sotme përfunduan edhe dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Tashmë janë kompletuar edhe katër skuadrat gjysmëfinaliste.

Liverpooli, Roma, Bayern Mynihi dhe Real Madridi janë skuadrat që janë kualifikuar.

E veçanta e fazës gjysmëfinale është se për herë të parë që nga viti 2010 do të jenë katër skuadra nga katër shtete të ndryshme.

Takimet e mbrëmjes së sotme dhanë këto rezultate: Real Madridi-Juventus 1-3, Bayern Munchen-Sevilla 0-0./a.k/noa.al/