Transmetuar më 11-04-2018, 18:36
Publicitet

Skema e rritjes së pagave në sektorin publik pritet të ndryshojë rrënjësisht. Përfitimi i shtesës në të ardhmen nuk do të bëhet më mbi bazën e vjetërsisë apo një grafiku të caktuar, por mbi bazën e performancës në punë.

Çdo punonjës mund t’i rrisë pagën vetes duke pasur rezultate më të mira.

Zv.kryeministrja Senida Mesi deklaroi se reforma do të realizohet së shpejti. Ajo shtoi se të rëndësishme do jenë edhe trajnimet për punonjësit e administratës. Kjo pasi vlerësimi pas trajnimit është një mundësi për rritje page.

Ndërkohë drejtoresha  e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, deklaroi se në vitin 2018 janë për tu plotësuar 1082 vende të lira pune.

Ajo tha se vakancat jaë krijuar gjatë vitit 2017 kur me vendosjen e ministrave teknikë u bë pezullimi i plotësimit të vendeve vakante./a.m./noa.al/