Transmetuar më 11-04-2018, 11:13
Publicitet

Një gotë lëng qershie në mëngjes dhe një pasdite ndihmon njerëzit të flenë gjumë më mirë gjatë natës. 

Sipas një studimi të Universitetit të Luizianës, lëngu i qershisë përmirëson situatën e personave që vuajnë nga pagjumësia.

Sipas përllogaritjeve, pagjumësia prek rreth 30% të popullsisë mbi moshën 65-vjeç dhe dëmton rëndë shëndetin. Pagjumësia lidhet me tensionin e lartë, diabetin dhe sklerozën.

Kërkuesit shkencorë studiuan shtatë persona mbi moshën 65 vjeç që vuanin nga pagjumësia dhe i kërkuan të konsumonin lëng qershie dy herë në ditë përgjatë dy javëve.

Më tej, këta persona u vëzhguan dhe u pa se gjumi i tyre u shtua mesatarisht me 90 minuta.

Qershitë janë një burim natyral i melatoninës, një hormon që ndihmon rregullimin e ciklit të gjumit./b.l/noa.al/