21:36 | Vëllai qëllon vëllain me armë zjarri në Divajkë. Detajet e para
- 20:54 | Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
- 20:48 | “Shofer ishte Talo Çela”/ Zbulohet dëshmia e Nuredin Dumanit që zbardhi masakrën e Bradasheshit, Çopjat donin t’ia hidhnin fajin Suel Çelës
- 20:45 | Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Gjermani mes CDU dhe SPD
- 20:13 | E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- 19:37 | PD dhe PSD e Tom Doshit bëhen bashkë, braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, zbardhet arsyeja
- 19:08 | Modelja Guler Erdogan bie nga ura dhe vdes gjatë tentativës për t’i ikur policisë
- 18:29 | Shqiptarë, turq e grekë kishin planifikuar të arratiseshin nga burgu, por u prishet plani. Gjenden armë e fishekë në qeli
- 17:51 | Zbulohet “shtëpia e barit” në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian
- 17:12 | Policia italiane kap “mat” shqiptarin! Misteri i armës që iu gjet: Është përdorur në vitin 2023 për…
Horoskopi i Paolo Fox për të martën 8 prill 2025
- Dorina Bardhi, kush ishte nëna 46-vjeçare që u vra në aksidentin në Itali: “Grua e mrekullueshme, jepte gjithçka për komunitetin”
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e martë 8 prill 2025
- E rrahin dhe i rrëmbejnë makinën në garazh – ngjarje e rëndë në Tiranë
- Horoskopi i Brankos për të martën, 8 prill 2025
- E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
- 'Do vish me mua tani'! Burri tenton të rrëmbejë 8-vjeçarin pranë shkollës fillore
- Humb jetën në mënyrë të dhimbshme një burrë në Vlorë
- Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gjakun pasi e vrau
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
Veliaj: “Krenar për gjithë qytetarët e Tiranës; jemi qyteti më evropian në Ballkan”
Ditën e parë të punës si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj e nisi duke u kujdesur për banorët e komunitetit rom që jetonin në mes të katër rrugëve pranë Pallatit me Shigjeta. Ndërsa, në dy vitet e para si kryetar i Bashkisë së Tiranës, me ndihmën edhe të donatorëve të ndryshëm, ai i dha zgjidhje afatgjatë strehimit për pjesën dërrmuese të komunitetit rom që jeton në Tiranë, duke u ndërtuar banesat.
Kjo është arsyeja pse në Javën e Romëve, Komisioni Europian i dha kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Një çmim i cili iu dorëzua sot në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian, nga Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët.
Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Komisionin Europian për vlerësimin dhe theksoi se ky çmim shkon për gjithë qytetarët e Tiranës, që janë treguar të hapur në trajtimin e kësaj çështje.
“Jam shumë i lumtur që Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me Komunitetin Rom. Është mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë, duke filluar nga çështja e strehimit për komunitetin rom te “Bregu i Lumit”, te Liqeni Artificial apo në zonën e Shkozës. Sot, përtej histerisë, familjet rome janë sistemuar në vende shumë më komode, për të vijuar më pas me arsimimin e fëmijëve, shërbimin e shëndetësisë apo ndihmën ekonomike. Jam krenar për të gjithë qytetarët e Tiranës që janë të emancipuar, që janë mendjehapur, që e kuptojnë se, nëse si qytetarë, nuk pranojmë ata që janë pak më ndryshe nga ne, s’mund të presim që Bashkimi Europian të na pranojë ne shqiptarët”, tha kryebashkiaku pas marrjes së çmimit.
Ai shtoi se kjo sjellje ndaj këtij komuniteti e bën jo vetëm Tiranën, por gjithë vendin më perëndimor dhe e sjell atë më afër Bashkimit Europian. “Duke dhënë shembullin se si sillemi si europianë brenda Shqipërisë dhe brenda Tiranës, patjetër që kemi gojë të kërkojmë që të avancojmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian tani, me statusin e kandidatit, që përkthehet në “fillim të negociatave për anëtarësim”, u shpreh Veliaj.
Duke theksuar se komuniteti rom sot në Tiranë ka jo vetëm kushte më të mira jetese, por edhe më shumë mundësi për t’u arsimuar dhe për t’u integruar në shoqëri, Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar.
“Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe për komunitete më të vogla rome, që kanë nevojë për ndihmën tonë, por mbi të gjitha, për të theksuar që Tirana është sot një nga qytetet më europiane në Ballkan. Marrja e këtij çmimi nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, si qyteti më miqësor për romët, jo vetëm na mbush me krenari, por edhe na frymëzon për të vazhduar më tej në këtë fushë të madhe të emancipimit, që të gjithë kemi nevojë”, tha Veliaj.
Ceremonia e shpërndarjes së çmimit “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom” u organizua nga eurodeputetja, Soraya Post, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët, në përfundim të fushatës “Iniciativa e Përbashkët për Fuqizimin e Shoqërisë Civile të Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.
Fushata synon forcimin e përfshirjes së komuniteteve rome në vendimmarrjen vendore dhe kombëtare për të ndikuar në politikat mbi integrimin e romëve, përfshirjen sociale, mosdiskriminimin, dialogun ndëretnik, zhvillimin socio-ekonomik dhe të drejtat e qytetarëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
