Transmetuar më 09-04-2018, 14:45

Trajneri i famshëm Pep Guardiola pas rinovimit të kontratës me Manchester City deri në vitin 2020, për 20 milion paund në sezon renditet si trajneri më i paguar në botë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Guardiola ka realizuar një takim muajin e kaluar me drejtuesit e klubit ku kanë firmosur dhe marrëveshjen.

Nën drejtimin e 47 vjeçarit Manchester City ka fituar trofeun e Kupës së Ligës dhe është duke shkuar me hap të sigurt edhe drejt titullit kampion.

Ky është sezoni i dytë i Guardiolës në komandën e ekipit anglez. Ai arriti në verën e vitit 2016 në “Etihad”, pas aventurës në Bundesliga, në drejtimin e Bayern Munich.

Në vitin e parë me “qytetarët” nuk fitoi asnjë titull, megjithatë, tani është gati për të pushtuar Premier League.

Fundjavën që kaloi ishte Manchester United, që e privoi nga festa e titullit, pasi Guardiola u “plagos” para rivalit të madh të të njëjtit qytet, në “Etihad”./b.l/noa.al/