Transmetuar më 09-04-2018, 11:26
Publicitet

Dje u zhvillua gara e dytë e sezonit të ri në Formula 1 dhe ishte sërish piloti i Ferrarit, Sebastian Fettel ai që triumfoi.

Por përpos fitores së kokëkuqes, në bokset e skuderisë italiane pati edhe një incident.

Ferraristi Kimi Raikonen, i shtypi këmbën njërit prej mekanikëve që priste të ndërronte gomën e finlandezit, gjatë pit-stopit.

Ai u nis para kohe për të dalë nga vendi i ndërrimit të gomave, dhe kështu kapi këmbën e mekanikut me gomën e prapme nga ana e majtë.

Ai më pas braktisi edhe garën.

Për fat të mirë tekniku nukl pësoi dëme të mëdha edhe pse përfundoi në spital./m.sh/noa.al/